KRU "Prishtina" njofton për inspektimet që po kryhen në disa lagje: Kemi hasur në biznese të paregjistruara

Prishtina

KRU "Prishtina" njofton për inspektimet që po kryhen në disa lagje: Kemi hasur në biznese të paregjistruara

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën për disa inspektime që po bëhen në rrugën “Shaqir Igrishta” në Rrugën C si dhe në Rrugën B.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ujësjellësi ka hasur në disa biznese të paregjistruara.

“U kemi dhënë afat kohor për të regjistruar ujëmatësin, në të kundërtën do të shkyçen”, thuhet në paralajmërimin e KRU “Prishtina”.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë aplikuar dy shkyçje në rrugën “Tuzi”, një për kyçje ilegale dhe një për ujëmatës të palegalizuar.

“Shkyçjet u realizuan në objekte ndërtimore. Vazhdon aksioni”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat