Nesër bëhen publike adoptimet e para të qenve endacak në Komunën e Prishtinës, zbulohen edhe kontratat

Prishtina

Nesër bëhen publike adoptimet e para të qenve endacak në Komunën e Prishtinës, zbulohen edhe kontratat

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Nesër (e hënë), do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë, njofton Komuna e Prishtinës. 

Në këtë aktivitet i pranishëm do të jetë edhe kryetari Përparim Rama.

“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188)  do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve. I pranishëm do të jetë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftimin e komunës.

Para disa jave u dha lajmi se një adoptim subvencionohet me 50 euro në muaj. Por, qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për adoptimin e qenve mund të gjobiten nga 1 deri në 3 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat