Nga nesër, Prishtina ndryshon orarin e parkingjeve në Zonën 1

Prishtina

Nga nesër, Prishtina ndryshon orarin e parkingjeve në Zonën 1

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 20:20
Prishtina ndryshon orarin e parkingjeve në Zonën 1

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sipas ndërmarrjes “Prishtina Parking”, nga nesër do të ndryshohet orari i parkingjeve në Zonën 1, në qendër të qytetit.

Orari i ri për parkingjet komerciale dhe rezidenciale do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të premten.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale)

në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat