Nis zbatimi i marrëveshjes Kryeqytet-ShSKUK për shërbime të shpejta në Kardiologjinë Invazive

Prishtina

Nis zbatimi i marrëveshjes Kryeqytet-ShSKUK për shërbime të shpejta në Kardiologjinë Invazive

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 17:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë nisur zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, e cila u nënshkrua në fillim të javës mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama e Drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Marrëveshja ka të bëjë me shërbime të shpejta për pacientët prishtinas që pësojnë infarkt akut të miokardit.

“Sot filloi zbatimi i pilot projektit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit  në kohë rekorde do të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, përkatësisht do të sjellen direkt në koronarografi dhe stentim, pa shkuar në Klinikën Emergjente”, thotë njoftimi i Kryeqytetit.

Nisjen e realizmit të këtij pilot projekti e cilësoi shumë të rëndësishëm edhe nënkryetari i Kryeqytetit,  Alban Zogaj, i cili tha se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt “jetik për pacientet”.

Me këtë rast, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se “përmes Klinikës së Kardiologjisë do të mundësojë që pacientët që pësojnë infarkt të miokardit do të sjellin direkt në Kardiologji Invazive nga Enti i Urgjencës së Komunës së Prishtinës, duke shfrytëzuar kohën që në mjekësi njihet si koha e ‘artë’ në reagim të shpejtë”.

I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat