Bllokimi i rrugës që çon te ndërtesa e ish-RTP-së, Halili thotë se Rama e ka pezulluar vendimin

Prishtina

Bllokimi i rrugës që çon te ndërtesa e ish-RTP-së, Halili thotë se Rama e ka pezulluar vendimin

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:03
Përparim Rama

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, ka thënë se Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka pezulluar vendimin që kishte marrë për mbylljen e rrugës që çon te ndërtesa e ish-RTP’së.

Halili ka thënë se ky është një sinjal pozitiv i vullnetit të mirë për të diskutuar e për të gjetur një zgjidhje të përbashkët “që nuk e cenon funksionimin e mediumit publik dhe dy medieve tjera, punën e gazetarëve dhe interesin e publikut për të qenë i informuar”.

“Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në këtë drejtim dhe për të ofruar zgjidhje dhe krejt çka kërkojmë është qasja rrugore për të qarkulluar ekipet tona. Hyrja në oborrin e RTK-Radios është e kontrolluar, janë të vendosura laurat dhe monitorohet nga sigurimi, 24 orë në 7 ditë të javës që hapësira të menaxhohet e të mos keqpërdoret për parkimin e veturave tjera, përveç atyre që janë të lejuara.

Poashtu veturat e RTK-Radios nuk parkohen në Parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, por rruga, aktualisht e vetmja alternativë pas bllokimit të qasjes në sheshin “Xhorxh Bush” përdoret vetëm si tranzit për të arritur deri brenda hapësirës së radios”, ka shkruar Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat