Kuvendi i Prishtinës pritet të marrë vendim për faljen e 100 eurove nga Tatimi në Pronë, bojkotohet nga VV-ja e AAK-ja

Prishtina

Kuvendi i Prishtinës pritet të marrë vendim për faljen e 100 eurove nga Tatimi në Pronë, bojkotohet nga VV-ja e AAK-ja

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 10:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka thirrur të hënën seancën ku pritet që të vendosë për faljen e 100 eurove nga Tatimi në pronë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë pritet që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të raportojë për raportin e punës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Këtë seancë e ka bojkotuar grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes, të cilët njoftuan të lëshuar të dielën se kjo parti nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal..

“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë seancë nuk janë duke marr pjese as asamblistët e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat