Rama për bllokimin e disa rrugëve: Do t’i shqyrtojë propozimet e mediumeve

Prishtina

Rama për bllokimin e disa rrugëve: Do t’i shqyrtojë propozimet e mediumeve

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 20:16
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për takimet me drejtorin e Radio Kosovës, Arsim Halili, rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe drejtoren e grupit Koha, Flaka Surroi pas kërkesave të këtyre të fundit për mos bllokim të rrugës nga Biblioteka Kombëtare.

Rama ka thënë se ka dëgjuar propozimet e tyre, të cilët kishin reaguar për mbylljen e kësaj zone për vetura, si pjesa e vetme alternative për kalim të veturave zyrtare të Radio Kosovës dhe punonjësve tjerë medial.

“Dëgjova me vëmendje propozimet e tyre rreth procesit të transformimit të zonës përreth dhe brenda Kampusit Universitar.

U pajtuam se transformimi i kësaj zone është i domosdoshëm me qëllim të krijimit të hapsirave të reja për këmbësor, rekreacion e gjelbërim për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat