Rama nga Estonia: Kam marrë zotime se shumë shpejt komuna e Prishtinës do të bëhet anëtare e OGP-së

Prishtina

Rama nga Estonia: Kam marrë zotime se shumë shpejt komuna e Prishtinës do të bëhet anëtare e OGP-së

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:05
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership, në Estoni.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se pas shumë takimeve që ka zhvilluar, ka marrë zotime se shumë shpejt, siç u shpreh ai, kryeqyteti do të bëhet anëtare e kësaj iniciative globale, ndërsa sipas tij, aplikimi është bërë.

“Në Tallinn të Estonisë duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership. Pas shumë takimeve, kam marrë zotime se shumë shpejt kryeqyteti do të bëhet anëtare e kësaj iniciative globale dhe tashmë kemi aplikuar”.

“Open Government Partnership është një iniciativë me pjesëmarrje të 75 shteteve dhe 104 komunave e shumë organizatave të shoqërisë civile për të promovuar qeverisje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme”, shkroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat