Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-fi, Rama njofton se edhe pagesa e biletës do të mund të bëhet me SMS

Prishtina

Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-fi, Rama njofton se edhe pagesa e biletës do të mund të bëhet me SMS

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se autobusët e Trafikut Urban do të pajisen me Wi-fi.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur se kjo do të ndodh shumë shpejt.

Ai gjithashtu ka theksuar se udhëtarët që përdorin autobusët e Trafikut Urban, do të mund ta bëjnë pagesën e biletës edhe përmes SMS.

“Shumë shpejt autobusët e Trafiku Urban Prishtinë do të pajisen me wi-fi. Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonik Vala dhe Ipko”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat