KRU "Prishtina" njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit në Podujevë

Prishtina

KRU "Prishtina" njofton se ka ndryshuar orari i reduktimeve të ujit në Podujevë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Kompania Rajonale “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.

Kjo u bë për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim.

Bëhet e ditur se orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00.

“Ju njoftojmë se kemi ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në qytetin e Podujevës.

Për shkak të fillimit të procesit mësimor në shkolla dhe që të mos ketë pengesa në furnizim, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00-08:00”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat