Rama e quan të paarsyeshëm arrestimin e zyrtarëve: Kontratat mbi vepër të nevojshme, drejtësia të vendosë

Prishtina

Rama e quan të paarsyeshëm arrestimin e zyrtarëve: Kontratat mbi vepër të nevojshme, drejtësia të vendosë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:16
Perparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar arrestimet e fundit në kryeqytet, si dhe marrjen në pyetje të nënkryetarit Alban Zogajt.

“Unë këtë e kuptova sa isha jashtë shtetit. E kanë marrë në pyetje edhe nënkryetarin, mendoj që është për disa kontrata mbi vepër, kryeqyteti funksionon me një buxhet me të dhëna të viti 2011 sa i përket numrit të banorëve. Kryeqytetit i kërkohen shërbime të shumta, prandaj këto kontrata janë të lidhura për shërbime në administratë në shëndetësi dhe janë mëse të nevojshme sepse numat që i kemi nuk janë të mjaftueshme”.

“Ajo çka ka ndodhur është jashtë proporcioneve nuk e shoh të arsyeshme, por po i’a lë procese ligjore të merren me këtë punë, nuk e shoh që ka pasur diçka jashtë normales, personalisht po them në bazë të arsyeje pse është bë, pse tash, do të kuptojmë më shumë e bisedojmë më vonë”, raporton klankosova.

Tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Lidhur me këtë rast është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai ka thënë se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat thotë se i kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar.

Të arrestuarit ishin: Shefi i Personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu-Hertica, ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku dhe Shefja e Njësisë së Shërbimeve Sociale në këtë qendër, Valbona Makiqi.

Ata dyshohen për punësimin e kundërligjshëm të dhjetë personavenë këtë qendër dhe caktimin e një të punësuare në mënyrë të kundërligjshme si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, edhe pse nuk i plotësonte kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat