Rama me ministrin e Turizmit të Izraelit flasin për avancimin e bashkëpunimit

Prishtina

Rama me ministrin e Turizmit të Izraelit flasin për avancimin e bashkëpunimit

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mirëpriti në takim Ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.

Me Katz u bisedua për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit si dhe mundësitë e shpeshtimit të vizitave reciproke.

Kryetari Rama bashkë me Ministrin Katz po ashtu bënë një shëtitje nëpër Prishtinë.

“Me zKatz bëmë një shëtitje nëpër Kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë, të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli”, deklaroi kryetari Rama.

Ministri i Turizmit të Shtetit të Izraelit u impresionua me energjinë e vendit tonë dhe theksoi se ka dëshirë që të vijë prapë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat