KRU “Prishtina” sot me aksion të madh në Obiliq për borxhlinjtë

Prishtina

KRU “Prishtina” sot me aksion të madh në Obiliq për borxhlinjtë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot do të zhvillojë një aksion në komunën e Obilqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, duke theksuar se aksioni pritet të filloj nga ora 10:00.

Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat