Rama ua ndalon dhënien e lejeve ndërtimore të gjithë atyre që i kanë borxhe komunës

Prishtina

Rama ua ndalon dhënien e lejeve ndërtimore të gjithë atyre që i kanë borxhe komunës

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndaloj dhënien e lejeve ndërtimore për të gjithë ata persona të cilët kanë borxhe ndaj komunës.

Vendimi është nënshkruar të martën nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe lejeve të përdorimit për personat juridik dhe fizik të cilët nuk i kanë përmbushur  obligimet ndaj komunës”, thuhet në njoftim.

Në pikën 1.1 të këtij vendimi shkruan “ Të gjithë personat fizik dhe personat juridik që kanë obligime financiare ndaj Komunës së Prishtinës, u ndalohet dhënia e lejeve ndërtimore, duke përfshirë këtu procesin e pranimit teknik dhe procesin e legalizimit. Ky paragraf vlen për të gjithë personat fizik dhe personat juridik të cilët kanë obligime ndaj Komunës së Prishtinës dhe të cilët nuk janë në procedurë gjyqësore për kontestimin e borxhit”.

Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Drejtoria e Urbanizimit, Drejtoria e Financave, Drejtoria e Inspektoratit dhe Zyra Ligjore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat