“Trotuaret nuk janë për vetura”, Komuna e Prishtinës vazhdon me lirimin e hapësirave publike

Prishtina

“Trotuaret nuk janë për vetura”, Komuna e Prishtinës vazhdon me lirimin e hapësirave publike

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 11:17
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë.

Sot kjo është bërë në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë.

“Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, citohet të ketë thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat