Rast i rrallë: Vdes në xhaminë e Prishtinës teksa po e falte akshamin

Prishtina

Rast i rrallë: Vdes në xhaminë e Prishtinës teksa po e falte akshamin

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 20:42
Xhami

Ezanin e dëgjoi, por namazin nuk e përfundoi. Afrim Jashari ndërroi jetë të premten, pasi thirrja për lutjen e mbrëmjes u krye në xhaminë “Suudi Efendi” pranë Komunës në Prishtinë.

E vdekjen e tij e konstatuan mjekët në vendngjarje.

“Është mbështetë në murin e xhamisë, në momentin që është thirr ezani atë e ka lëshu shpirti. Nuk ka pas ndonjë sëmundje kronike, mirëpo sëmundje të zakonshme të shpinës e këmbës, por jo ndonjë sëmundje e cila ka mundur të jetë rezultat i vdekjes, ka pas vdekje natyrale”, deklaroi djali i vëllait të Afrimit, Artan Jashari, për KlanKosova.

Ai bëri me dije se 53-vjeçari kishte pasur një ditë të ngarkuar me punë, si transportues i mallrave.

I njëjti ishte praktikues i fesë dhe xhumanë e kishte falur në Xhaminë e Llapit.

“Zemra është e mallëngjyer, syri loton, mirëpo ne nuk themi asgjë tjetër vetëm atë se të Allahut jemi dhe te ai kemi me u kthy”, tha tutje ai.

E besimtarët që faltoren e frekuentojnë gati rregullisht e konsiderojnë Jasharin me fat për vendin ku ndërroi jetë.

I ndjeri la prapa vetes gruan e një djalë dhe u varros të shtunën në orën 17 në fshatin Bellopojë të Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat