Prishtina e rrit sigurinë, i shton kamerat në hapësira publike

Prishtina

Prishtina e rrit sigurinë, i shton kamerat në hapësira publike

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Hapësirat publike do t’i mbikëqyrë së shpejti një sy i ri, ai i kamerës.

Pajisje të këtilla do të vendosen gjithandej nëpër Prishtinë, duke filluar nga rrugët hyrëse e dalëse dhe udhëkryqet kryesore.

Vendimi, që aktualisht është në tenderim, i ka edhe dy faza të tjera, raporton Klan Kosova.

Projekti është përgatitur nga Policia e cila ka caktuar lokacionet dhe që do t’i mbikëqyrë ato nëpërmjet Qendrës së monitorimit që do të ndërtohet. E kjo pritet ta rrisë sigurinë në kryeqytet.

Për këtë projekt, në tërësi janë ndarë 1.3 milion euro nga komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat