Nënkryetarja Sahatçiu vë gurthemelin e aneksit të çerdhes në Bregun e Diellit

Prishtina

Nënkryetarja Sahatçiu vë gurthemelin e aneksit të çerdhes në Bregun e Diellit

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 10:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka vënë gurëthemelin e aneksit të çerdhes në Bregun e Diellit.

“Edhe një tjetër zotim i nisur! IP “Ardhmënia” në Prishtinë është njëra ndër institucionet parashkollore më të kërkuara të lagjes Bregu Diellit në @kryeqytetiprishtine.

Me hapësirën e re deri së shpejti mundësojmë regjistrimin për klasa të reja dhe ambiente më të mira për përvojë sa më të plotësuar”, ka shkruar Sahatçiu.

Ajo ka përgëzuar Drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati për përkushtimin e përditshëm çdo ditë për punime sa më të shpejta e cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat