Komuna e Prishtinës del me sqarim, për këtë arsyeje kishte kolona në komunikacion

Prishtina

Komuna e Prishtinës del me sqarim, për këtë arsyeje kishte kolona në komunikacion

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 00:04
Prishtina

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka treguar arsyjen se pse sot ka pasur trafik të tendur në Prishtinë.

Përmes Twitter ai tha se për shkak të disa aksidenteve në komunikacion, gjendja është vështirësuar.

“Të dashur, sot kemi pasur trafik më të dendur se zakonisht në qytetin e Prishtinës, për shkak të disa aksidenteve në komunikacion, në të njëjtën kohë, të cilat kanë shkaktuar kolona të gjata”, ka shkruar Zogaj.

Gjatë ditës komunikacioni në kryeqytet ka qenë i dendur, për këtë qytetarët janë ankuar nëpër rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat