E rrallë: Buallica dhe kishku shfaqen qendër të Prishtinës

Prishtina

E rrallë: Buallica dhe kishku shfaqen qendër të Prishtinës

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 10:22
Buallica dhe kishku

Një buallicë e një kishk janë parë duke kaluar rrugëve të Prishtinës, mëngjesin e së enjtes.

Këto dy kafshë janë shfaqur para një ore në rrugën pranë fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndaj këtij momenti të rrallë, ka ironizuar edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka përmendur edhe sheshet që po ndërtohen nën udhëheqjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Bullicat e Samise ne sheshet e Perparim Rames”, ka shkruar Kajtazi, me anë të një postimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat