Rama: 325 familje kanë aplikuar për 70 euro subvencionim për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe

Prishtina

Rama: 325 familje kanë aplikuar për 70 euro subvencionim për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:59
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro nga subvencionimi për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.

Njëherit, Rama ka bërë të ditur se janë ndarë gjithsej 100.000 euro, e që sipas tij, do të jetë ndihmesë për 125 fëmijë.

“325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private. Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti. Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më tej, Rama ka njoftuar se javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet, e më pas do të publikohet lista e përfituesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat