Kryeqyteti “ia jep letrat” kompanisë që po rinovonte “Gjergj Fishtën”, s’përdori materialin e duhur

Prishtina

Kryeqyteti “ia jep letrat” kompanisë që po rinovonte “Gjergj Fishtën”, s’përdori materialin e duhur

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:04
Shkolla “Gjergj Fishta”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se komuna i ka shkëputur kontratën një operatori ekonomik i cili sipas tij është treguar i papërgjegjshëm.

Fjala është për kompaninë e cila ka qenë përgjegjëse për renovimin e shkollës “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Rama tha se kompania në fjalë nuk ka punuar me material të duhur.

“Ky operator nuk u është përmbajtur kushteve të kontratës. Bëhet fjalë për renovimin e Sh.F.M.U ‘Gjergj Fishta’, në të cilën operatori ekonomik ka punuar me material jo të duhur në shtrimin e dyshemesë”, tha i pari i kryeqytetit.

Tutje kreu i Prishtinës i luti operatorët ekonomikë që të jenë profesionistë në punë, dhe theksoi se nuk do të tolerojnë asnjë kompani të papërgjegjshme.

“Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, shkroi Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat