Kryetari Rama merr Dorezën e Qytetit të Lubjanës

Prishtina

Kryetari Rama merr Dorezën e Qytetit të Lubjanës

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Lubjanë të Sllovenisë.

Gjatë qëndrimit, Kryetari Rama u takua me Kryetarin e Qytetit të Lubjanës,  Zoran Janković, i cili i dhuroi “Dorezën e Lubjanës” në shenjë respekti. Ndërsa,  Rama i dhuroi “ Hyjneshën në Fron”.

“Nder i veçantë të pranoj “Dorezën e Lubjanës”, nga kryetari Zoran Jankovic, pas takimit shumë të frytshëm që patëm sot. Gjithmonë kënaqësi të sjellim bashkëpunime të reja në Prishtinë” – deklaroi Kryetari Rama.

Ndërsa, Janković tha se “Dyert e Lubjanës janë gjithmonë të hapura për Prishtinën” e po ashtu tha se do të vijë për vizitë në Prishtinë.

Kryetari Rama po ashtu po merr pjesë në Konferencën e Mediave për Evropën Juglindore ku është edhe folës në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat