Sahatçiu: Prej sot, bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet përmes SMS

Prishtina

Sahatçiu: Prej sot, bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet përmes SMS

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se nga sot bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet me SMS.

“Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arritë një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi!”, thënë Sahatçiu.

“Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, ka njoftuar ajo.

Për të blerë biletën, ju duhet të dërgoni SMS në:

Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim;
Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore;
Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport;
Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat