Gjobitet ndërtuesi pas shembjes së dheut në lagjen “Muhaxhirët”

Prishtina

Gjobitet ndërtuesi pas shembjes së dheut në lagjen “Muhaxhirët”

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Inspeksionit të Prishtinës ka njoftuar se e ka gjobitur kompaninë ndërtuese për shembjen e dheut në lagjen “Muhaxhirët” në Prishtinë.

Shembje të dheut për shkak të punimeve pati në lagjen ‘Muhaxhirët’ në mes të rrugëve ‘’ Kaçaniku’’ dhe ‘’Lord Bajron’’.

Sipas njoftimit është marrë vendim për ndërprerjeve të punëve deri në largimin e rrezikut.

“Menjëherë janë angazhuar inspektorët e ndërtimit dhe kanë dalur në vendngjarje për të ndërmarrë veprimet ligjore lidhur me gjendjen shkaktuar, ashtu që, inspektorati i ndërtimit ka konstatuar gjendjen faktike të gropës ndërtimore dhe ka ndërmarrë masat ligjore duke e gjobitur ndërtuesin dhe duke urdhëruar përpilimin e planit për sanimin e gjendjes së shkaktuar si dhe, me Aktvendim për ndërprerje të punëve ka ndaluar të gjitha punët ndërtimore deri në largimin e rrezikut dhe sigurimin e gropës ndërtimore sipas planeve përkatëse të miratuara nga organi kompetent”, thuhet në njoftim.

Drejtoria ka thënë se kundërshton spekulimet se ndërtimi në fjalë ishte bërë pa leje ndërtimore.

“Drejtoria e Inspeksionit fuqishëm i kundërshton spekulimet të cilat kanë qarkulluar sot kinse ndërtimi në fjalë është zhvilluar pa leje ndërtimore nga se, Inspektorati i ndërtimit qysh me dt.10.05.2023 ka zhvilluar procedura inspektuese në rastin në fjalë dhe me procesverbal dt.10.05.2023 ka konstatuar se pala ka filluar punët ndërtimore me leje ndërtimore nr.05-351/02-48172/22 dt.24.04.2023 dhe i njëjti është urdhëruar të respektoj lejen ndërtimore dhe gjithë dokumentacionin burimor të miratuar nga organi kompetent”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat