​Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë Prishtinë

Prishtina

​Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë Prishtinë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të dielën do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin Llugë, të Podujevës.

Ata njoftojnë se dalja për Prishtinë në Albanik, do të mbyllet në orën 08:00, në mënyrë që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.

Sipas njoftimit, do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë.

“Punimet zgjasin rreth tre orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat