22 panele ndriçuese dhe 10 radar, Rama: Siguria për nxënësit, prioritet kryesor

Prishtina

22 panele ndriçuese dhe 10 radar, Rama: Siguria për nxënësit, prioritet kryesor

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 00:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ofrimi i sigurisë në rrugë për të gjithë e sidomos për nxënësit e shkollave tona është ndër prioritetet tona kryesore.

Rama, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka bërë të ditur se për arsye të sigurisë janë vendosur 22 panele ndriçuese në vendkalime dhe në afërsi të shkollave. Po ashtu janë vendosur 10 radarë vetëdijësues të shpejtësisë në afërsi të 5 shkollave.

“Ofrimi i sigurisë në rrugë për të gjithë, e sidomos për nxënësit e shkollave tona është ndër prioritetet tona kryesore. Për këtë arsye ne kemi vendosur 22 panele ndriçuese në vendkalime dhe në afërsi të shkollave. Po ashtu kemi vendosur 10 radarë vetëdijësues të shpejtësisë në afërsi të 5 shkollave.

Këto pajisje do të regjistrojnë shpejtësinë e lëvizjes së makinave në rrugë, dhe masin fluksin e trafikut rrugor”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat