Cilat dokumente nevojiten për aplikim për legalizim të objektit në Prishtinë, tregon Drejtori i Legalizimit

Prishtina

Cilat dokumente nevojiten për aplikim për legalizim të objektit në Prishtinë, tregon Drejtori i Legalizimit

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 06:03
Fatos Dibra

Drejtori i Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Fatos Dibra, në emisionin DPT te Fidani,  ka treguar se cilat janë dokumentet e nevojshme për legalizim të objektit në kryeqytet.

Ai ka thënë se aplikimi dallon varësisht prej kategorisë të cilës i takon objekti, por se në përgjithësi proceset janë të thjeshtuara.

Dibra ka treguar se për aplikim për legalizim të objekteve të kategorisë 1, ku hyn shtëpitë, nevojiten pesë dokumente.

“Aplikimi dallon, sepse komunat e trajtojnë kategorinë 1 dhe 2 të ndërtimeve, kurse kategorinë 3 ministria. Kategoria 1 do të thotë shtëpitë, dhe dallojnë nga aplikimi me kategorinë dy ku hyn objektet shumëbanesore”.

“Për kategorinë 1 nevojiten 5 dokumente: një formular i plotësuar, i cili merret në sportelet e komunës; një ID e pronarit të parcelës ndërtimore ku është ndërtuar objekti; një çertifikatë e pronës; matjet gjeodezike dhe deklaratën sepse ligji ka paraparë që këtë përgjegjësi e merr aplikuesi, pronari i objektit – e nënshkruan një deklaratë ku thotë unë i marr të gjitha përgjegjësitë e stabilitetit të objektit”, tha Dibra në ATV.

“Konsideroj që edhe për kategorinë e dytë lypen pak ma shumë dokumente por prapë mendoj se janë projekte të thjeshtuara sepse nuk lypet më një projekt i objektit, lypen raportet të cilat i bëjnë ekspertët”.

Afati kohor për aplikim është deri me 31 dhjetor të 2025-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat