Komuna e Prishtinës: Gjoba të larta ndaj qytetarëve që hedhin mbeturina ku të munden

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Gjoba të larta ndaj qytetarëve që hedhin mbeturina ku të munden

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:49
Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj hedhjes së mbeturinave nga qytetarë të pandërgjegjshëm jashtë kontejnerëve, duke thënë se nuk do të tolerojnë një gjë të tillë.

SI shkas i këtij reagimi vjen një video në të cilën një grua shihet duke hedhur mbeturina në rrugë.

Postimi i plotë:

Të nderuara zonja,

Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim, por në shportë.

Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër kryeqytetin tonë.

Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hidhni mbeturina kështu.

Me projekt-rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerantë ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat