Pamje/ Momenti kur sulmohet fizikisht punëtori i “Prishtina Parking”

Prishtina

Pamje/ Momenti kur sulmohet fizikisht punëtori i “Prishtina Parking”

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Media raportoi sot për sulmin fizik ndaj një punëtori të ndërmarrjes “Prishtina Parking” nga një qytetar, në rrugën “Johan V Hahn” në kryeqytet, derisa ishte në kryerje të detyrës. Rasti është raportuar në Polici, por sipas ndërmarrjes i dyshuari është lënë i lirë dhe për këtë kanë kërkuar që të ndërmerren veprime.

Sipas burimeve të medias, personi që dyshohet për këtë rast është Gazmend Demolli, i cili po dyshohet se i ka penguar dy punëtorë të kësaj ndërmarrje, teksa ishin duke kryer kontrolle për parking – njërin prej të cilëve e ka sulmuar.

Sipas njoftimit të “Prishtina Parking”, pamjet e sulmit janë deponuar në Polici me rastin e denoncimit, por që i dyshuari është liruar.

“Sulmi ka ndodhur më datën 13 Tetor 2023, në rrugën “Johan V Hahn” në Prishtinë. Për këtë sulm janë njoftuar Policia e Kosovës, si dhe u janë ofruar pamjet të cilat në mënyrë tejet të qartë paraqesin sjelljen tejet korrekte dhe profesionale të zyrtarëve tanë ndaj qytetarit në fjalë,  e po ashtu paraqesin sulmin brutal dhe të paprovokuar nga qytetari ndaj zyrtarit të N.P.L. “Prishtina Parking”.

Megjithatë është tejet e çuditshme dhe shqetësuese se përkundër pamjeve dhe raportimit të rastit nga zyrtarët e sulmuar, institucionet ligjzbatuese kanë lënë të lirë sulmuesin.

Zyrtari ynë ka qenë në orarin e punës duke realizuar kontrolle në zonën e cila si hapësirë është e dizajnuar si parking vetëm për banorët rezidentë. Jemi të indinjuar nga ky sulm, e po ashtu nga reagimi i institucioneve përgjegjëse, sidomos për faktin se zyrtari ynë ka qenë duke e kryer detyrën, që e lehtëson qasjen në parking për banorët e lagjes në fjalë, që karakterizohet si pjesë me ngarkesë.“

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat