​Ngrohja në kryeqytet, Rama: “Kodra e Trimave” në plan për projektin e kogjenerimit

Prishtina

​Ngrohja në kryeqytet, Rama: “Kodra e Trimave” në plan për projektin e kogjenerimit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 12:08
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama gjatë vizitës në ngrohtoren "Termokos”, ka thënë kanë arritur gjatë vitit 2022/2023 të inkuadrojnë më shumë se 40 mijë banorë në sistemin e ngrohjes të kryeqytetit dhe potencon se vazhdojnë me procesin për zgjerimin e ngrohjes në kryeqytet.

Kryetari Rama theksoi se planifikojnë që në një të ardhme të afërt të funksionalizojnë sistemin e ngrohjes edhe për pjesët tjera të kryeqytetit, sië janë “Kodra e Trimave”, Kolovicën dhe Hajvalinë.

Rama: Po bëjmë planin kogjenerimit të ngrohjes për “Kodrën e Trimave”, Kolovicën dhe Hajvalinë

“Ideja jonë është që të zgjerojmë sa më shumë që mundemi ngrohjen në kryeqytet, kjo ndërlidhet edhe me planet që të përmirësojmë edhe ajrin, si një ndër ndotjet kyçe në kryeqytetet cilën e ndajmë së bashku është edhe ajri të cilin e thithim çdo ditë për këtë arsyeje edhe investimet e kryeqytet janë të fokusuara në zgjerimin e ngrohjes termike, dhe me i parë edhe mënyrat e reja se si mundemi bashkërisht edhe me fondet prej Bankës Botërore apo prej partnerëve tanë ndërkombëtarë për me na mundësuar zgjerimin mëtutjeshme në pjesët e tjera të kryeqytetit për momentin nuk janë duke u trajtuar. Kemi pjesën e madhe të lagjes “Kodra e trimave”, të cilën po bëjmë edhe planin kogjenerimit të kësaj zone ku edhe po planifikojmë që në një të ardhme të afërt të që edhe këtë të funksionalizojmë në aspektin e ngrohjes po ashtu edhe pjesët tjera, Kolovica, Hajvalia të gjitha pjesët e kryeqytetit të cilat nuk janë të kyçyra në ngrohje në periudhë kohore. në të ardhmen po e planifikojmë që vitin e ardhshëm të kemi një analizë teknik për të gjithë kryeqytetin dhe të përdorim edhe fondet të cilat ekzistojnë të komunitetit evropian te cilat janë më shumë se 14.2 miliardë të qasshme që ne kemi qasje ne mes projekteve, por së pari duhet të bëjmë projektin" u shpreh Rama

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani theksoi se sezoni i ri i ngrohjes është sfidues për kompaninë, shkaku i zgjerimit masiv sistemit të saj.

Megjithatë, ai the se ekipet e kësaj ndërmarrje po kujdesen për shërbime cilësore për konsumatorët.

Osmani: Viti me sfidues për “Termokosin”

“Po hyjmë në një sezon më sfiduese prej fillimit të punimeve të ose ekzistimit të Termokosit për shkak se kemi pasur një zgjerim të ndjeshëm masiv në periudhën e fundit dhe disa projekte të cilat janë zhvilluar në të njëjtën kohë. Natyrisht si menaxhment me gjitha organet brenda në ngrohtore po kujdesemi për shërbim të mirë dhe cilësor dhe këtë do të bëjmë natyrisht gjatë gjithë kësaj periudhe. Ekipet tona janë në teren jemi të vetëdijshëm për shkak të zgjerimit të rrjetit mund të ketë banesa, objekte , pjesë të caktuara të lagjes të cilat ende nuk e kane ngrohje e mjaftueshme por besoj që në një krah kohor kjo gjë do të rregullohet dhe në këtë kuptim kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve", tha Osmani.

Ai më tej ka theksuar se nga viti i ardhshëm faturimi për qytetarët do të jetë masiv me matje bazuar edhe në tarifën e re, e cila do të aprovohet nga Zyra e Rregullat për Energji. Megjithatë, ai shtoi se “Termokos” nuk ka aplikuar për shtrenjtim të tarifave për ngrohje.

Osmani: Nuk kemi aplikuar për shtrenjtim të tarifave për ngrohje

“Ne kemi finalizua gjitha punimet në lagjen Mati 1, rruga Muharrem Fejza ku veçse kemi filluar vitin e kaluar dhe tashmë, lagjja Arbëria 1 prej rrugës Ahmet Krasniqi deri në komunë e re deri në brez të rrugës është e finalizuar janë çështje teknike, diskutime me banorë të cilat marrin disa ditë kohë, e kemi përmbyllur pjesën kryesore të kryeqytetit e kemi përmbyllur, Ulpianën , Dardanin, investime të mëdha në pjesën e Bregut të Diellit dhe praktikisht zonat të cilat kanë pasur ngrohje, por ka pasur edhe objekte rreth e përçak të cilat janë përmbyllur. 06:34 Viti i ardhshëm do të jetë vit i fillimit të faturimi masiv me matje bazuar edhe në tarifën e re e cila do të del nga zyre e rregullat të energjisë, ngrohtorja edhe këtë nuk ka aplikuar për shtrenjtim të tarifave të ngrohjes është lajm i mirë për qytetarët për shkak se ne kemi të vetmin burim pjesën e pagesave të faturave pavarësisht nuk kemi interes që të ngarkojmë buxhetin e qytetarëve” tha Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat