Hyn në fuqi vendimi – ndryshon linja e disa autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë

Prishtina

Hyn në fuqi vendimi – ndryshon linja e disa autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Ka hyrë sot në fuqi vendimi me të cilin disa linja të autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë, kanë ndryshuar rrjedhën e qarkullimit.

Komuna e Prishtinës para disa ditësh kishte njoftuar se vendimi do të hynte në fuqi më 23 tetor 2023.

“Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimin e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C”, kishte njoftuar komuna.

Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm.

“Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00”, thuhet tutje.

Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet”, thuhej në njoftimin e komunës.

Sipas këtij vendimi për ndryshim të linjave të autobusëve, rruga “Xhorxh Bush” e cila deri më tash herë është mbyllur e herë ka qenë e hapur për qarkullim, nga sot do të jetë përfundimisht e mbyllur për qarkullimin e veturave dhe autobusëve.

Për detaje të plota mbi linjat e ndryshuara ju lutemi vizitoni linkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat