“Hortikultura” ndërron emrin në “Gjelbër”

Prishtina

“Hortikultura” ndërron emrin në “Gjelbër”

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Pas 59 vjetëve ekzistimi, Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” ka ndërruar emrin në “Gjelbër”, për shkak të përshtatjes së emrit me fushëveprimtarinë e tyre, për çka u prit mirë edhe nga qytetarët.

Kryeshefja e NPL “Gjelbër”, Nora Cimili Gagica tha se ndryshimi i emrit erdhi si ide për një koncept dhe identitet të ri të ndërmarrjes.

Ajo tha në konferencë për media tha se ndërmarrja “Gjelbër” i ka tejkaluar shërbimet e Hortikulturës, ku përveç mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra dhe parqeve, mirëmban edhe varrezat e Prishtinës, menaxhon autoparkun, deponinë për hedhjen e dheut dhe kryen shumë shërbime të tjera.

Gagica u shpreh se ndërrimi i emrit të kësaj ndërmarrje do të sjellë hapësirë dhe mundësi për zgjerim.

Ajo shtoi se po punojnë në krijimin e projekteve të reja, ku si e projekteve të kësaj ndërrmarrjeje, u përmendën edhe prodhimi i plehut organik dhe dekorativ si dhe ai për riciklimin e shisheve të plastikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat