Rama: Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re

Prishtina

Rama: Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën e re e cila do ta lidhë Lakrishten me Fushë – Kosovën, përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Sipas Ramës, me krijimin e kësaj rruge do të shkarkohet komunikacioni në rrugët “ Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re.Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton””, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat