Rama publikon foton e sallës së Festivalit kur ishte parking: Mund të bëhet, e realizuam

Prishtina

Rama publikon foton e sallës së Festivalit kur ishte parking: Mund të bëhet, e realizuam

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:35
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur krenar që tani salla në Pallatin e Rinisë, aty ku u zhvillua Festivali i Këngës në RTK, ka marrë një pamje të re.

Dikur ishte parking, ndërsa tani ka pamje krejtësisht tjetër.

“Mund të bëhet, e realizuam”, shkruan Rama, krahas fotos së publikuar që tregon se si dukej salla që ishte shndërruar në parking.

Rama ka falënderuar të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat