Ia konfirmoi mbështetjen për Rrugën A dhe Unazën e Qytetit, Rama shkruan për takimin me deputetin e VV-së

Prishtina

Ia konfirmoi mbështetjen për Rrugën A dhe Unazën e Qytetit, Rama shkruan për takimin me deputetin e VV-së

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një takim me deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Rama tha se mbështetja e institucioneve qendrore të vendit për realizim e projekteve të mëdha, pa vonesa, siç është edhe Unaza e Qytetit janë të rëndësishme për udhëheqjen e kryeqytetit.

“Bashkëpunimi sjell gjithmonë rezultate të mëdha! Ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” është njëri ndër projektet më të rëndësishme të Kryeqytetit, i cili do të shkarkojë komunikacionin e ngarkuar të Prishtinës, do të sjellë përfitime ekonomike e lehtësojë jetën e prishtinasve. Mbështetja e qytetarëve dhe institucioneve qendrore të vendit për realizim e projekteve të mëdha, pa vonesa, siç është edhe Unaza e Qytetit janë shumë të rëndësishme për ne, dhe këtë na e konfirmoi sot deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Eman Rrahmani, me të cilin pata takim”.

Rama tha se Rrahmanin po ashtu e ka njoftuar për projektet për të cilat tha se janë duke i realizuar në lagjen “Kodra e Trimave” dhe të tjerat të cilat shumë shpejt do të fillojnë të realizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat