Komuna e Prishtinës cakton orarin e ri për furnitorët, detajet e marrëveshjes

Prishtina

Komuna e Prishtinës cakton orarin e ri për furnitorët, detajet e marrëveshjes

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:24
Komuna e Prishtinës

Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Prishtinës janë dakorduar mbi orarin e ri të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste.

Pas disa takimeve të zhvilluara mes të dy palëve dhe bizneseve, është arritur marrëveshja që të lejohet qarkullimi i mjeteve motorike furnizuese në dy orare të ndryshme.

Orari i parë është nga ora 10:00 deri në ora 15:00, ndërsa i dyti nga ora 18:00 deri në ora 07:00.

Ky është njoftimi i plotë:

Dhoma e Tregtisë dakordohet me Komunën e Prishtinës për orarin e ri të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga Subjektet Afariste

Pas takimeve intensive të zhvilluara në mes të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me bizneset dhe Komunën e Prishtinës, palët janë dakorduar për vendosjen e një orari të ri të lëvizjes për furnitorët për qarkullim të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga Subjektet Afariste.

Orari i ri i qarkullimit për furnitorët i cili do të filloj të aplikohet pas njoftimit zyrtar që pritet të publikohet nga Komuna e Prishtinës është:

Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00;

Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00;

Ndërsa, deri në atë kohë nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat