Kërçeli, Ramës: Kujt po i shërben dhe kujt ja përgatitë Stacionin e Autobusëve

Prishtina

Kërçeli, Ramës: Kujt po i shërben dhe kujt ja përgatitë Stacionin e Autobusëve

Nga: A.SH Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Ilir Kërçeli

Këshilltari i Glauk konjufcës, Ilir Kërçeli ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhduk pronat publike të Prishtinës.

Sipas tij, ai në pronën publike, saktësisht në pronën e ndërmarrjes komunale Stacioni i Autobusëve, po nis ndërtime të larta.

Postimi në Facebook:

Kujt po i shërben kryetari i Prishtinës? Kujt po ja përgatitë Stacionin e Autobusëve?

Këto ditë pritet të dal në dëgjim publik plani urbanistik për lagjën Kalabri (Emshir). Nga premtimi për PLATFORMA me të cilat kinse do lironte komunikacionin e do lidhte këtë lagje me lagjen Dardani, tani po kalon në ndërtime të larta duke tentuar të kaloj këtë plan me koeficient 7 në pronën publike më saktësisht në pronën e ndërmarrjes komunale Stacioni i Autobusëve.

Me koeficient 7 po tentohet në pronën publike të Komunës së Prishtinës të ndërtohen objekte mbi 23 kate.

Padyshim qe borxhet e Përparimit mund të shlyhen, por bashkë me borxhet e obligimet e tij po zhduken edhe pronat publike të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat