Rama: Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos

Prishtina

Rama: Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

I pari i kryeqyetit, Përparim Rama ka njoftuar se kazerma “Adem Jashari”, shumë shpejt do të kyçet në Termokos.

“Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos, ku  pjestarët tanë të Forcës së Sigurisë të Kosovës do të marrin shërbimin e mjaftueshëm dhe cilësor të ngrohjes!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sipas Ramës kjo u arrit fal votës së këshilltarëve komunalë që votuan pro subvencionimit prej pesë milionë eurove të Termokos-it.

Por përveç kazermës “Adem Jashari”, kyçja në Termokos do të iu mundësohet edhe “Banesave të Bardha”, lagjes “Kalabria” dhe ndërtesave shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”, bëri të ditur Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat