Halimi e LDK-së akuzon qeverinë se ka bllokuar projektet e Prishtinës

Prishtina

Halimi e LDK-së akuzon qeverinë se ka bllokuar projektet e Prishtinës

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 20:17

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka kritikuar ministrin e Financave për bllokimin e projekteve në Prishtinë.

Sipas saj përmes ndikimeve politike në sistem të drejtësisë është bllokuar ndërtimi i Rrugës “A”, si një nga projekte më të mëdha të nisur nga kryetari, Përparim Rama.

Ky është reagimi plotë:

Ministri i Financave, i cili tash e sa muaj e ka bllokuar projektin më të madh në historinë e Prishtinës, atë të ‘Unazës së Mesme’; i veshur me kostumin e militantit, ka gjetur rastin të kritikojë LDK-në dhe Kryetarin Abdixhiku me akuza të stisura, e me ndërlidhje të pakuptimta.

Motra e deputetes së partisë së tij, ndërkohë, e ka bllokuar ndërtimin e projektit më të madh aktual në vend, atë të Rrugës ‘A’. Komuna e Prishtinës – e penguar dhe e bllokuar në çdo hap prej Qeverisë – vetëm këtë vit ka arritur t’i kyç mbi 40 mijë banorë të Kryeqytetit në rrjetin e ngrohjes së Termokosit.

LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, për hir të qytetarëve, përkundër destruktivitetit dhe bllokadave të popullistëve, që punë s’bëjnë dhe punë të bëhet s’lënë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat