Fillon asfaltimi i rrugës nën rrethrrotullimin e Lakrishtes në Prishtinë

Prishtina

Fillon asfaltimi i rrugës nën rrethrrotullimin e Lakrishtes në Prishtinë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës nën rrethrrotullimin e Lakrishtes në Prishtinë.

Njoftimin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sipas së cilit rruga e re do ta shkarkojë komunikacionin në rrugët “Bill Klinton” e “Tirana”.

Derisa i njëjti ka shpërndarë edhe disa fotografi nga punimet në këtë rrugë.

“Po e asfaltojmë rrugën nën rrethrrotullimin e Lakrishtes, e cila do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Bill Klinton” e “Tirana”. Prishtina po frymon lirshëm!”, ka shkruar Rama.

Kjo rrugë do ta lidhë Lakrishten me Fushë – Kosovën, përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat