Rama: Po bëjmë diskriminim pozitiv në favor për grave që të arrihet barazia

Prishtina

Rama: Po bëjmë diskriminim pozitiv në favor për grave që të arrihet barazia

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 23:41
Përparim Rama

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka qenë i ftuar në emisionin “ZANAT” të T7.

Ai ka folur për përpjekjet e tij që në Komunën e Prishtinës të ketë barazi gjinore.

”Nuk i ndajmë punët e burrave dhe grave, janë punët e komunës që duhet me i kry. Ne fokusohemi në mundësitë profesionale që i kanë gjithë zyrtarët e kryeqytetit, jo në bazë gjinore. E kemi pasur rastin kur unë kam thënë që kabineti jonë duhet me qenë 50 me 50”, ka thënë Rama.

Më tutje, ai ka deklaruar se po mundohen të bëjnë diskriminim pozitiv në favor të grave, duke iu mundësuar grante që të kenë ndërmarrjet e tyre.

”Misioni ynë duke e parë parasysh që deri më tani ka pasur diskriminim për gjininë femërore, ne kemi bërë diskriminim pozitiv për gratë, kemi grante të veçanta që iu mundësojnë grave të hapin ndërmarrje të tyre”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat