​Dëmtohet gypi, këto janë lagjet në kryeqytet që do të mbeten pa ujë

Prishtina

​Dëmtohet gypi, këto janë lagjet në kryeqytet që do të mbeten pa ujë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të një gypi të ujit në lagjen 038, disa lagje do të mbeten pa furnizim sot me ujë të pijes.

Deri në rregullimin e kësaj prishjeje, pa furnizim me ujë mbeten lagjet “038”, “Nic”, “Qëndresa”, Veterniku kah Rezonaca, “Qershia” dhe Çagllavica.

Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje, bëhet e ditur në njoftim.

Detaje tjera nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat