​Shiu shkakton probleme në qarkullimin e veturave në disa rrugë të Prishtinës

Prishtina

​Shiu shkakton probleme në qarkullimin e veturave në disa rrugë të Prishtinës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Shiu që ka rënë sot ka vështirësuar qarkullimin e veturave në disa rrugë të kryeqytetit.

Në disa rrugë ka pasur edhe vërshime për shkak të sasisë së madhe të shiut.

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në Shkabaj, rruga poshtë urës është vështirë e kalueshme për shkak të grumbullimit të ujit nga reshjet e mëdha të shiut.

Në ndihmë të veturave janë të pranishëm edhe bartësit e veturave, të cilët kanë dalë në teren për t’i mundësuar kalimin veturave tashmë të bllokuara në ujë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot kishte paralajmëruar mot të vranët dhe reshje të shiut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat