Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Prishtina

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Teksa stina e dimrit afrohet, qytetarët e Prishtinës edhe këtë vit do të ballafaqohen me ndotje të lartë të ajrit.

Cilësia e ajrit në Prishtinë vlerësohet se është e ndotur sot (e martë) në Prishtinë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit në qendrën e Prishtinës, sot në orën 14:38 minuta, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën (PM10, 51.6), raporton KosovaPress.

Ndotja e ajrit në kryeqytet dhe në disa komuna tjera mbetet një problem i madh sidomos në stinën e vjeshtës dhe dimrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat