Bora mbulon Prishtinën, Rama: Po kujdesemi që rrugët të jenë të pastra, keni kujdes gjatë ngasjes!

Prishtina

Bora mbulon Prishtinën, Rama: Po kujdesemi që rrugët të jenë të pastra, keni kujdes gjatë ngasjes!

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se po kujdesen që rrugët e kryeqytetit të jenë të pastra dhe lehtë të qarkullueshme, pas reshjeve të borës që mbuluan vendin.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë.

Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi! 🧣🧤”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat