KEDS-i tregon pse iu ndal rryma një pjese të Prishtinës

Prishtina

KEDS-i tregon pse iu ndal rryma një pjese të Prishtinës

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 14:22
KEDS

KEDS-i njofton se një pjese të Prishtinës i është ndalur furnizimi me energji elektrike.

Kjo pasi sipas tyre, është bërë ndërrimi i transformatorëve rrymorë, me ç’rast punimet kanë filluar në orën 13:00.

Në një njoftim bëhet e ditur se kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetonë në rrugët Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal”, thuhet në njofitmin e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat