Ambasadori shqiptar: Konfirmoj mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e prosperitetin e Kosovës

Prishtina

Ambasadori shqiptar: Konfirmoj mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e prosperitetin e Kosovës

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Kuvendi Komunal i Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit. Seanca fillojë me intonimin e himnit kombëtare e shtetërorë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në këtë seancë festive, tha se Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është më shumë se një ngjarje historike, është simbol i shpirtit të qëndrueshëm që na bashkon si popull.

Sipas tij, me këtë rast konfirmohet mbështetja e palëkundur e shtetit shqiptar për sovranitetin dhe prosperitetin e Kosovës, duke shtuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve nuk janë thjeshtë diplomatike, po marrëdhënie është e farkëtuar e historisë së përbashkëta.

“Sot ne jo vetëm që festojmë Pavarësinë e Shqipërisë por edhe solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tonë në Kosovë që kanë treguar gjithmonë vendosmëri dhe guxim të pa lëkundur. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është më shumë se një ngjarje historike, është simbol i shpirtit të qëndrueshëm që na bashkon si popull”.

“Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë thjeshtë diplomatike, kjo marrëdhënie është e farkëtuar e historisë së përbashkëta. Ne sot po shënojmë Pavarësi e Shqipërisë rikonfirmojë mbështetjen tonë të pa lëkundur për sovranitetin dhe prosperitetin e Kosovës tonë të dashur. Le të reflektojmë edhe për ruajtjen e lirisë së fituar”.

“Qytetarët tanë në Kosovë dijeni që Shqipëria qëndron me ju, jo vetëm sot por çdo ditë. Le të vazhdoj kjo marrëdhënie e vëllazërisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo datë është një testament i gjallë i qëndrueshmërisë së shqiptarëve, ku me këtë rast edhe bëri thirrje që luftërat në botë të përfundojnë dhe se botës i duhet paqja.

“28 nëntori për ne është shumë më shumë se sa një datë, sepse është një testament i gjallë i qëndrueshmërisë sonë, shpallje e pavarësisë e festë e lirisë. Ky është manifestimi i identitetit tonë”.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci tha se 28 nëntori është festa që shqiptarët i bënë një. Ai tha se kjo është një ditë e bekuar e cila do të mbete simbol i bashkimit të shqiptarëve anë e këndë botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat