​Rama për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Jemi një, të festojmë gjithmonë bashkë

Prishtina

​Rama për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Jemi një, të festojmë gjithmonë bashkë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e shënimit të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka uruar të gjithë qytetarët, me porosinë që të punohet në krijimin e një ardhme të ndritur për kombin shqiptar.

Rama tha se është krenar që Kosova ka një diasporë fenomenale, cila e bën të mburret, dhe se shqiptarët po mbërrijnë në të gjitha sferat e jetës si në sport, kulturë, shkencë e teknologji.

“Shihet që ne nuk na ndal as shiu e as bora të jemi bashkë e të festojmë bashkë gjithmonë. Jemi një... Jemi krenar që kemi një diasporë fenomenale në gjithë botën, e cila na bënë të mburremi... Shqiptarët po mbërrijnë në të gjitha sferat e jetës, në sport, kulturë, shkencë, teknologji. Kemi sot figura të mëdha, të mburremi me ta... Tash duhet të punojmë në paqe, ta ndërtojmë një paqe të mirë e të mrekullueshme, një rini të shëndoshë, të edukuar, se vetëm kështu në paqe mund ta krijojmë një të ardhme të mrekullueshme për të gjithë ne, rajonin dhe botën. Le të mbizotërojë paqja kudo në botë”, tha ai.

Festa ka vazhduar me një koncert muzikor organizuar nga Komuna e Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në të cilin për shkak të motit me shi morën pjesë një numër i vogël qytetarësh.

Ndryshe, me rastin e festave të nëntorit, një flamur gjigand me shqiponjën dykrenare është shpalosur dje në sheshin e Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat