​Qytetarët urojnë për 28 Nëntor: Të gjitha trojet shqiptare të jenë të bashkuara

Prishtina

​Qytetarët urojnë për 28 Nëntor: Të gjitha trojet shqiptare të jenë të bashkuara

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Atmosfera e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ndihet edhe në Prishtinë.

Moti i ftohtë e me shi e ka bërë shumë të vështirë që qytetarët, një pjesë e tyre me veshje kombëtare, të mbushin sheshet e megjithatë në kryeqytet sheshi është i mbuluar edhe me flamujt me ngjyrat kuq e zi.

Qytetarët shprehen të lumtur që sot shqiptarët si komb po festojnë këtë të kremte të madhe. Disa prej tyre thonë se kjo festë është më e zbehët pasi që çlirimtarët e Kosovës ndodhen në Hagë dhe urojnë që vitin e ardhshëm ta presin këtë festë bashkë me ta dhe të gjitha trojet shqiptare të jenë të bashkuara.

Hamdi Llumnica nga Podujeva, thotë për KosovaPress se për këtë ditë të madhe ka zgjedhur të festojë me veshje kombëtare.

Llumnica: Uroj shqiptarët për Ditën e Flamurit Kombëtar

“Dua t’ua uroj të gjithë shqiptarëve festën e flamurit kombëtar. Shqiptarët e kanë këtë flamur, komb dhe festë.. Po shihet, me veshje kombëtare ,” tha Llumnica.

Bekim Jusufi nga Podujeva thotë për KosovaPress, se kjo festë është pak e zbehur pasi çlirimtarët e luftës në Kosovë ndodhen padrejtësisht në Hagë.

Jusufi: Çlirimtarët i kemi të mbyllur në Hagë

Festa e flamurit është gjithmonë e mirë, mirëpo pak e zbehët, pasi çlirimtarët i kemi të mbyllur në Hagë. Urojmë që vitin e ardhëm ta presim së bashku me ta, pasi është një padrejtësi e madhe ndaj tyre dhe do të kishim dëshirë që të gjitha trojet shqiptare të jenë të bashkuara vitin e ardhshëm,” u shpreh ai.

Një qytetar tjetër që u identifikua vetëm me emrin Edon tha se moti me shi ka ndikuar që të ketë një numër më të vogël qytetarësh për të kremtuar këtë festë të madhe të kombit shqiptar.

Edoni: Ditën e flamurit e kemi festuar shumë mirë

“Ditën e flamurit e kemi festuar shumë mirë, por sot me shi. Nuk kanë dalë edhe si është pritur, por urime festa e flamurit të gjithëve shqiptarëve anembanë botës,” ka thënë ai.

Ditën e flamurit kombëtar një festë të madhe e konsideron edhe Agim Ibrahimi.

Ibrahimi: Kemi dalë të festojmë

“Është një festë e veçantë, është festa e flamurit, festë kombëtare. Kemi dalë për të festuar si çdo qytetar i Prishtinës,” tha ai.

Ndryshe, 111 vjet më parë Shqipëria shpalli pavarësinë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë nga Ismail Qemali. Kjo ditë është shënuar edhe sot në Kosovë me aktivitete të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat